Takaj premton të tjera blerje, nga Ibrahimi te Bregu e Abazaj

 

Presidenti i Skënderbeut pohon se do të ketë goditje të mëdha para 31 gushtit. Qarkullojnë emrat e sulmuesit të Shkëndijës, dy  anësorëve të Luftëtarit dhe Doka

Leonard Trebicka

“Patjetër që do të ketë afrime të tjera gjatë këtyre ditëve. Nuk mund të flas me emra dhe numra sa do të vijnë te Skënderbeu, pasi nuk i kemi te “dera e shtëpisë”. Por do të ketë. Edhe Latifi do të zëvendësohet, por duke parë që do të kemi ndeshje të shumta, pasi do të luajmë në tre kompeticione, skuadra duhet të jetë sa më e plotë. Nga dita në ditë do t’i mësoni emrat”, – theksoi presidenti Ardjan Takaj për “Sport Ekspres”. Edhe 34 ditë kohë kanë korçarët për të mbyllur merkaton. U duk se ajo u mbyll me Suad Sahitin, por kualifikimi në grupet e Europa League i ka ndryshuar planet. Patjetër që te Skënderbeu i kanë piketuar lojtarët, të cilët duan të afrojnë. Nga burime pranë presidentit Ardjan Takaj thuhet se do të ketë blerje “big” dhe mund të kemi surpriza të tjera pas Sahitit. Emrat e përfolur janë ata të zakonshmit, Abazaj, Bregu e Doka, por tashmë lakohet sërish edhe sulmuesi Besart Ibrahimi. Me emra të tillë do të plotësohej Skënderbeu i sezonit të ardhshëm dhe financat e garantuara nga kalimi në grupet e Europa League ia bëjnë të mundur “bosit” të të korçarëve të afrojë pa asnjë problem lojtarët që dëshiron. Trajneri Daja ka kërkuar të ketë dy skuadra për të përballuar dy kompeticionet dhe presidenti Takaj është gati t’ia plotësojë dëshirën.

IBRAHIMI – Sulmuesi 30-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës u kërkua pak kohë më parë nga Skënderbeu, por problem në atë kohe ishte paga e lartë që kërkonte lojtari, por edhe fakti që ai ishte ende nën kontratë me tetovarët. Madje, u fol edhe për një shkëmbim me Jashanicën, por më pas kjo pistë ra poshtë. Skënderbeu ka afruar Soue për sulmin, por një “bomber” i mirëfilltë i duhet dhe i tillë është Besart Ibrahimi, me përvojë edhe në Gjermani. Tani edhe pretendimet e tij financiare mund të përballohen nga korçarët, ndërsa vetë lojtarit do t’i pëlqente të luante në grupet e Europa League.

ABAZAJ-BREGU – Janë përmendur prej kohësh si përforcime të Skënderbeut dy lojtarët e krahëve të Luftëtarit, të cilët spikatën sezonin e fundit. Mosha e tyre e re bën që të mendohet se korçarët mund t’i afrojnë dhe më pas t’i shesin jashtë vendit. Në fakt, të dy kanë kontratë me Luftëtarin dhe për t’i marrë duhet paguar, por tani klubi bardhekuq mund të përballojë çdo shumë, pasi arka është mbushur me 3.3 milionë euro. Abazaj luan në të dy krahët e mesfushës, ndërsa Bregu në të majtë, por edhe si sulmues i dytë. Mbetet një pistë e hapur kjo e dy “gjirokastritëve” për Skënderbeun.

DOKA – Një tjetër talent i piketuar nga korçarët është mbrojtësi i Tiranës dhe kombëtares U-21, Albi Doka. Lojtari në fjalë pëlqehet shumë jo vetëm nga Skënderbeu, por edhe jashtë vendit, por tani që ekipi shqiptar ka buxhetin e duhur, mund ta blejë Dokën, që do të ishte një alternativë e mirë për Vangjelin. Për momentin mbeten të gjitha hipoteza, por që mund të konkretizohen nga korçarët, të cilët po punojnë fuqishëm për të tjera goditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online