Statovci tek ekipi i dytë, Partizani B thyen Korabin

Korabi kishte zgjedhur të luante një miqësore me Partizanin B, që garon në Kategorinë e Dytë. Të kuqtë u paraqitën me një formacion të përbërë nga elementë të rinj, ndërkohë që binte në sy edhe mbrojtësi i djathtë Statovci, i cili është afruar nga Kosova për ekipin e parë.

Ndeshja u vendos nga një gol dhe ishte Duraj ai që realizoi në portën e dibranëve. Një takim mjaft i vlefshëm për të dyja ekipet, që presin të nisë sezoni i ri futbollistik. Të kuqtë kanë programuar edhe një tjetër miqësore dhe këtë herë do të kenë përballë Burrelin e drejtuar nga Stavri Nica. Ky takim do të zhvillohet ditën e mërkurë.

PARTIZANI B 1 – 0 KORABI
Shënues:
Duraj

Partizani B: Hida, Lala, Zenelaku, Arbana, Duraj, Kote, Statovci, Balla, Daci, Beqiraj, Xhunga. Trajner. Genci Mahmutaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online