Zyrtare: VAR-i në Superkupë, “dorëzohet” Spanja

Nga të gjithë kampionatet më të forta të Europës, Spanja dhe Anglia nuk e kishin përdorur sistemin VAR deri më tani. Por edhe në vendin iberik janë dorëzuar. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, federata spanjolle e futbollit (RFEF) ka zyrtarizuar përdorimin e VAR-it në sezonin e ri që pritet të nisë.

Teknologjia do të aplikohet për herë të parë në finalen e Superkupës midis Barcelonës dhe Seviljes, ndeshje që luhet të dielën e ardhshme. Në vendin iberik kishte shumë kritika ndaj sistemit VAR dhe dyshime për përdorimin e kësaj teknologjie, por më në fund janë dorëzuar.

Të martën, me datë 14 gusht do të bëhet prezantimi i sistemit dhe në ndeshjen e Supërkupës do të aplikohet për herë të parë në futbollin spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online