Izraelitët i kanë hedhur sytë nga Shqipëria, teksa janë disa lojtarët që po lënë Superioren për t’u transferuar atje. Hapoel Kfar Saba, ekip i ngjitur në elitën e futbollit izraelit, ka nënshkruar para pak kohësh me Sodiq Atandën dhe nuk ndalet me kaq.
Së fundmi ata kanë zyrtarizuar afrimin e Bubakar Traore, sulmuesi anësor që verën e shkuar iu bashkua Teutës dhe bëri një sezon të mirë. Senegalezi është i aftë të luajë në disa pozicione dhe durrsakët donin ta mbanin në ekip.
Traore ka menduar ndryshe dhe me Hapoel Kfar Saba ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe një sezon tjetër. Futbollisti 21-vjeçar u aktivizua me Teutën në 23 ndeshje në kampionat dhe shënoi edhe tre gola. Tani do të luajë në kampionatin izraelit.