Zyrtare, Starova qëndron te Partizani

0

Sulejman Starova dha dorëheqjen dje nga drejtimi i Partizanit, pas humbjes historike në Gjirokastër, por është kthyer sot. Trajneri i njohur mori përsipër barrën e humbjes, por në mbrëmje Olsi Rama deklaroi se klubi do të vendoste sot, pas takimit me Starovën, sepse nuk kishte komunikuar fare me trajnerin dhe dorëheqjen e kishte mësuar prej televizorit.

Sot u zhvillua një mbledhje në ambientet e klubit dhe ashtu si paralajmëroi Sport Ekspres më herët, është vendosur që të refuzohet dorëheqja e trajnerit. Starovës i është kërkuar të kthehet në drejtim dhe të spastrime skuadrën, pasi asnjë trajner nuk mund ta bëjë këtë gjë në pak javë punë, pa njohur askënd. Njoftim zyrtar ka ardhur nga Partizani në faqen e vet zyrtare në Facebook.

NJOFTIM PER MEDIAT

Klubi informon se Sulejman Starova do të vijojë detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.