Marshimi i Kastriotit ndalet në Rrogozhinë

Luhet pjesa e dytë e takimit të ndërprerë të shtunën në Rrogozhinë. Loja e bukur, është shpërblyer për vendësit. Kastrioti “ngec”, duke pësuar humbjen e parë të sezonit

Fatmir Efica

Egnatia arrin të “stopojë” Kastriotin dhe ngushton diferencën e pikëve në minus pesë, aktualisht. Rrogozhinasit tashmë mund të konsiderohen pretendentë edhe më seriozë në garën për kreun e grupit A. Fitorja e Egnatias, që i shkaktoi humbjen e parë pas 11 javëve të kampionatit, Kastriotit, mund të thuash se e ka rihapur edhe një herë luftën për kreun. Skuadra rrogozhinase është shndërruar tashmë në një “hirushe” të bukur, që po surprizon javë pas jave me rezultatet mjaft interesante si nëpër transferta ku ka fituar 4 ndeshje, ashtu dhe në Rrogozhinë ku “hipotekoi”, dje suksesin e dytë po me shifrat 1-0, sikurse kishte ngjarë që në startin e këtij kampionati ndaj Vllaznisë B, po në stadiumin e saj “Hasan Zyla”.

NDESHJA – E nisur të shtunën dhe e ndërprerë prej shiut të madh që invadoi fushën me përmbytjen e saj, dje terreni qe mjaft i mirë. Pjesa e dytë e ndeshjes nuk pati gola, por dhuroi emocione të mëdha. Deri në minutën e 75-të ka qenë Egnatia që ka luajtur më mirë, e madje mësynte më tepër në drejtim të zonës e portës krutane. Dy herë Agbodike në të 49-ën e 54-ën, Gjoka në 79-ën e në kohën shtesë, e Baze, që gjuajti nga mbi 50 m largësi, krijuan atë panoramë konkrete rastesh për gol, që u evituan sa nga pritjet e portierit Kuka, mbrojtjes krutane që sprapsi këtë epërsi sulmesh të vendasve po edhe mungesës së fatit në finalizim nga futbollistët rrogozhinas. Ai gol nga Agbodike në minutën e 18-të që erdhi nga një “plonzhon” me kokë afër portës krutane ka mjaftuar që Egnatia të fitojë. Rezistoi diçka më pak se 24 orë për të mos ndryshuar dhe “salduar” një fitore të rëndësishme për Egnatian. Rrogozhinasit nga dje mund të konsiderohen pretendentë edhe më seriozë në garën për kreun e grupit A.

Gjonaj: Tani na llogarisni edhe ne për kreun

Vladimir Gjonaj, trajneri i Egnatias është parë i kënaqur pas sfidës me krutanët: “Dua t’i falënderoj futbollistët për shpirtin e lartë të garës. Ndaj Kastriotit nuk qe aspak e lehtë fitorja. Kemi shënuar në 45 minutëshin e parë të së shtunës dhe të dielën kërkuam të shënonim sërish me raste të tjera që krijuam. Edhe tifozët na dhanë me entuziazmin e tyre një mbështetje të shkëlqyer mbi frymën e motivimit për këtë superndeshje të fituar me meritë. Jemi në pozita pretendimesh, si një ekip që është kthyer në një “hirushe” për këtë kampionat. Kishim paralajmëruar dhe më parë se kjo punë e nisur është fryt i seriozitetit të sakrificave sportive të bëra që në verë, por dhe i investimeve serioze nga Bashkia dhe presidenca e klubit. Këta të fundit dua t’i falënderoj për kontributet e mëdha. Ne do të vijojmë të jemi në llogoren e pretendimeve serioze për t’u synuar rikthimin në Superligë”, është shprehur Gjoni.

Nikaj: Do të jemi në Superiore

Samuel Nikaj ishte i zhgënjyeri i madh i kësaj sfide. Trajneri i Kastriotit, pranoi se ndalja e takimit nuk ishte në favor të skuadrës së tij: “Nëse ndeshja do të përfundonte e plotë të shtunën e them me bindje se nuk do të kishim humbur. Nuk e di përse, por lojtarët tanë e përjetuam disi ndryshe këtë sfidë, ndonëse kishim punuar jo pak në aspektin psikologjik. Natyrisht që duhet të ishim më tepër këmbëngulës, pasi në fund lojë patëm shumë shanse të shënonim dhe më së paku të kishim marrë një pikë. Një ditë ne e dinim se do të humbitnim, por ajo që me vjen keq është se pati pak “rrjedhje” nga ai nivel e cilësi loje, që unë pres nga grupi. Natyrisht që me afrimin e merkatos dimërore edhe te ne lind nevoja për të siguruar 2-3 përforcime. Kjo humbje do të na vërë në pozita më plota pune, që në takimet e tjera të jemi më të kujdesshëm si në shtëpi ashtu dhe në transferta. Kastrioti im do të jetë në Superiore”, është shprehur trajneri i krutanëve.

EGNATIA – KASTRIOTI        1-0

Shënues: Agbodike 18’

Ndeshja nisi në minutën e 45-të të pjesë së dytë

EGNATIA: Haremi, Gjyla, Nako, Vogli, Bakiasi, Selimaj (Fridej 74’), Baze, Okebugu (Doçi 84’), Gjoka, Mile, Agbodike (Dosti 76’). Në dispozicion: Birja, Hasa, Tufa, Karaj. Trajner: Vladimir Gjonaj

KASTRIOTI: Kuka, Husein (Dyca 65’), Lila, R.Hoxha (S.Lilaj 46’), E. Çela, Boçi (Kabiru 80’), Mziu, Karakaçi, Çutra, Malindi, T. Marku. Në dispozicion Spahija, Neziri, Caca, Xhaferri. Trajner: S.Nikaj

GJYQTARË: E.Sino, I.Tartari , O.Grabova (Fier)

KARTONË TË VERDHË: Bakiasi 13′, Mile 51’ / Boçi 51’

VËZHGUES: A. Lamçe (Patos)

DELEGAT: E. Gjini (Tiranë)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online