Zyrtare: Siti nuk heziton, “blindon” brazilianin e sulmit

Mançester Siti nuk po punon vetëm për ta afruar lojtarë, por mendon edhe për të ardhmen. Kështu, “Qytetarët” i kanë ofruar kontratë të re sulmuesi brazilian Gabriel Zhesus dhe ky i fundit ka pranuar të nënshkruajë deri në vitin 2023, çka e mban atë në Premier Ligë edhe pesë vite.

Sulmuesi u transferua te Siti në janar të vitit 2017 për shumën e 32 milionë eurove. Sulmuesi 21-vjeçar kishte qenë pjesë e Palmeiras në Brazil dhe 12 golat e tij bindën anglezët që ta blejnë. Sezonin e fundit ai ka bërë mirë, teksa ka arritur të realizojë 13 herë në kampionat.

Tashmë ka ardhur konfirmimi zyrtar nga ana e Mançester Sitit për nënshkrimin e kontratës së re. Trajneri Pep Guardiola e vlerëson sulmuesin brazilian dhe drejtuesit kanë bërë veprimin e duhur, duke e “blinduar” me kontratën e re.

https://www.facebook.com/mancity/videos/10161182785490455/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *