Zyrtare: Shqipëria pa futboll, FSHF njofton klubet

0

Tashmë është zyrtare, këtë javë nuk do të ketë futboll në vendin tonë. Një ditë më parë arbitrat dolën me një qëndrim, ku theksuan se nuk do të rrezikojnë jetën. Në këtë mënyrë kampionati nuk mund të zhvillohet pa ta. Një vendim drastik dhe sot ka marrë formë zyrtare.

FSHF, sikurse mëson “SportEkspres.com”, mëson se janë njoftuar klubet dhe këtë javë nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje, në të gjitha nivelet e futbollit. E gjitha kjo erdhi pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti pas ndeshjes Kamza-Laçi.

Më parë kishte dale edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, i cili kishte kërkuar rikthimin e Policisë së Shtetit në ambientet e stadiumeve. Nëse nuk do të ndodhte, atëherë do të mendohej ndalimi i kampionatit. Kjo do ta vërë qeverinë në një pozicion të vështirë, pasi veç Opozitës që proteston, kjo është edhe një protestë e futbollit.

Palët duhet të ulen të gjejnë një marrëveshje, në mënyrë që rendi në stadiumet tona të garantohet nga Policia e Shtetit. Deri më tani ka pasur problematika të ndryshme, teksa shpesh herë forcat e rendit futen në ambientet e stadiumeve, e herë jo. Tani duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.