ZYRTARE/ Shkarkuan Murinjon një ditë më parë, një 29-vjeçar zëvendëson “special one”-in te Totenhemi

Hoze Murinjo nuk është më trajneri i Totenhemit. Klubi anglez zyrtarizoi ditën e djeshme shkarkimin e trajnerit portugez, që nuk ka përmbushur objektivat e skuadrës. Momentisht Spërsat ndodhen në vendin e  7 në Premier League, 5 pikë larg zonës Champions. Gjithashtu ekipi londinez u eliminua në mënyrë të befasishme nga Dinamo e Zagrebit në Europa League.

Totenhemi ka zyrtarizuar sot emrin e trajnerit që do të zëvendësojë “the special one” deri në fund të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Rajan Majson, i cili është vetëm 29 vjeç dhe është prodhim i akademisë së Spërsave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online