VIDEO/ Dëmtohet në nxehje duke pasuar topin, Modriç shton “dhimbjet” e kokës për Zidanin

0

Dëmtimet përndjekin Realin e Madridit në momentin më kulminant të sezonit, kur skuadra është në sprintin e fundit në La Liga dhe në Champions League. Tashmë është Luka Modriç ai që shton “dhimbjet” e kokës për Zidanin dhe i bashkohet Krosit dhe Valverdes në listën e lojtarëve që nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit.

Kroati ka pësuar një tërheqje në shpinë ditën e sotme, prej së cilës humbet ndeshjen e nesërme kundër Kadizit. Lëndimi ndodhi gjatë seancës stërvitore. Në momentin kur skuadra po zhvillonte nxehjen, pas një pasimi të topit Modriç ndjen një shqetësim në shpinën e tij dhe Marselo thërret menjëherë ndihmën mjekësore. Mbetet për tu parë se për sa kohë do të mungojë mesfushori 35-vjeçar, i cili këtë sezon ka qenë një nga shtyllat kryesore në formacionin e Realit të Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.