E fundit/ Superliga Europiane shembet pa nisur! Nuk i doli si e prisnin, ja klubet që tërhiqen

Superliga Europiane duket se ka nisur të shembet ende pa nisur sezonin e saj të parë. Një projekt që në plan të parë vë të ardhurat dhe heq meritën sportive nuk është pritur aspak mirë s inga UEFA, FIFA apo ligat përkatëse, por mbi të gjitha nga vetë tifozët. Ideja e një kompeticioni të tillë nuk i ka dalë aspak si e prisnin klubeve të mëdha të Europës, që kanë hasur në rezistencën e vetë tifozëve të tyre.

Në këto kushte tërheqja po shihet si opsioni më i mirë i tyre. Madje kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e skuadrave që po planifikojnë të heqin dorë nga ky projekt. Chelsea, Manchester City, Barcelona, Atletiko Madrid, Arsenali dhe Manchester United janë klubet që tërhiqen nga Superliga Europiane./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online