Zyrtare, Roma huazon mesfushorin francez te Sevilja

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Roma e nisi me fitore sezonin e ri, por një mesfushor është larguar nga verdhekuqtë. Maksim Gonalons është huazuar për një vit te ekipi i Seviljes. Huazim i pastër pa asnjë të drejtë blerje nga ana e spanjollëve.

Monki, drejtori sportiv i Romës, deklaroi kalimin e francezit në Spanjë, para ndeshjes së fituar me Torinon dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i këtij operacioni.

29 vjeçari u ble nga kryeqytetasit vitin e kaluar nga Lioni, por ai nuk arriti të lërë gjurmë dhe zhvilloi 23 ndeshje me Romën, nga të cilat 6 në Champions. Me ardhjen e Nzonzit, hapësirat e tij u reduktuan dhe Gonalons zgjodhi Seviljen për të vazhduar karrierën e tij, për të paktën një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *