Roma u duk sikur u dobësuar ndjeshëm në fillim. Të verës, kur shiti Naingolan tek Interi, por që atëherë në mesfushë ka marrë Pastoren nga PSG, Kristanten nga Atalanta dhe sot ka zyrtarizuar edhe një blerje të bujshme, sepse ka marrë nga Sevilja mesfushorin Stivën N’Zonzi.
Kampioni i botës, i cili luajti disa ndeshje me Francën në Rusi, është në kulmin e karrierës dhe vjen nga disa sezone të shkëlqyer te Sevilja. E kërkonin edhe Arsenali, Mançester Siti e klube të tjerë, por Monçi ka bërë magjinë e radhës.
Drejtori sportiv spanjoll e kishte blerë për 10 milionë euro nga Stouk Siti para tre vitesh dhe tani e ka blerë për 30 milionë euro.
Një goditje e madhe për klubin verdhekuq, që tashmë ka një mesfushë spektakolare, sepse N’Zonzi është mesfushor që di të shkatërrojë dhe të ndërtojë aksione, ndërkohë që në kampionatin spanjoll sezonin e shkuar asnjë futbollist nuk fitoi me shumë duele ajrore se francezi 29-vjeçar.