Merkato, klubet e ruajnë “ëmbëlsirën” për në fund

Pjesa më e madhe e skuadrave kanë kompletuar dhe janë gati për nisjen e kampionatit. Normale, duke ditur që duke nisur nga e premtja ekipet do të fillojnë kampionatin. Gjithsesi, jemi mësuar që të shohim lëvizje deri në orët e fundit dhe në këtë merkato gjërat siç duket nuk do të ndryshojnë.

Jo vetëm kaq, por ditët e fundit të merkatos pritet që të jenë shumë të “nxehta” dhe të rezervojnë goditje të ashtuquajtura të mëdha, pasi mbeten për t’u parë. Edhe pse në fundin e merkatos është shumë e vështirë për të gjetur lojtarë me cilësi, në Superiore nuk besojnë shumë. tek kjo “histori”.

Gati të gjitha skuadrat, përmes daljeve në media kanë deklaruar se presin të paktën dhe nga një element që të bëjë diferencën. Takaj ka deklaruar se duhet të presim surpriza nga Korça. Gjici e theksoi se po përgatit një surprizë të madhe, ndërsa në Gjirokastër e presin një sulmues klasi. Në Krujë po ashtu janë drejt mbylljes së marrëveshjes me një lojtar që bën diferencën. Në Kamzë, në sulm duket se ka vend dhe për një afrim. Partizani pret në qetësi dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëjnë dhe një goditje, ashtu si dhe Teuta.

Në Vlorë dihet që gjithnjë ka vend për befasi dhe Idrizi nuk kursehet aspak. Tirana duket e kompletuar, por tregu afrikan është “parajsa” e bardhebluve dhe mundësia për të rritur koloninë e lojtarëve të huaj qëndron ende. Laçi është në merkato dhe ka afruar futbollistë me CV, por në ditët e ardhshme ka vend akoma dhe për ndonjë lojtarë që të bëjë diferencën.

Merkato do dhe disa ditë që të mbyllet dhe klubet duket se e kanë ruajtur surprizën e madhe për në fund, si një ëmbëlsirë për tifozët e tyre.

/JURGEN ZELA/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online