Pas Florent Hadërgjonajt një tjetër futbollist premtues i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se mesfushori 20-vjeçar Florent Muslija ka pranuar t’i bashkohet përfaqësues së Kosovës.
Futbollisti i Hanoverit është lindur e rritur në Gjermani. Në të shkuarën Muslija ka qenë pjesë e grumbullimeve të disa prej grupmoshave të 4-herë kampionëve të Botës. I aftë të luajë në krahët e mbrojtjes e mesfushës, 20-vjeçari do të jetë një aset më shumë për trajnerin Bernard Shaland për ndeshjet e muajit shator kundër Çekisë dhe Anglisë.