Partizani ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit venezuelian Aristoteles Romero. Futbollisti 23-vjeçar i bashkohet “demave” në formë huazimi për një vit nga italianët e Krotones.
Romero aktivizohet si mesfushor qendre dhe në dy vitet e fundit krahas të qenit pjesë e Krotones ka pasur eksperienca në huazim në Segunda Divizion të Spanjës dhe në Slloveni. Ditën e sotme të kuqtë njoftuan ndarjen me Ardit Hilën dhe Romero pritet të jetë një ndër futbollistët që do synojnë të zënë vendin e lënë bosh nga largimi i elbasanasit.
23-vjeçari nga Venezuela u transferua te Krotone në gusht 2017, por shifra reale nuk dihet, sepse në burime të ndryshme ka shifra të ndryshme. Në Itali asgjë, shumë pak minuta, ndërsa 10 ndeshje në Slloveni dhe 5 ndeshje në vitin 2019 në Spanjë Segunda, me Rajo Majadaonda, janë shumë pak për të kuptuar sa vlen një futbollist që para një viti u përfshi në formacionin e dështimeve në Serinë A.
.