Zyrtare/ Ndërron skuadrën por mbetet në Serie A, Ardian Ismajli prezantohet në klubin e ri

Ardian Ismajli ka ndërruar skuadër këtë merkato, por jo kampionatin. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga Specia për të firmosur me ekipin e Empolit. 24-vjeçari spikati që në sezonin e tij të parë ne Serie A e sidomos në përballjet me të mëdhatë e Italisë, duke dhënë ndihmën e tij për të siguruar mbijetesën.

Empoli ka zyrtarizuar sot afrimin e tij më të ri në merkato, duke prezantuar Ismajlin për të gjithë tifozët. Në radhët e skuadrës italiane, mbrojtësi kuqezi do të gjejë edhe një bashkëkombas të tij. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, i cili është një nga elementet kyçe të këtij ekipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online