“Na intrigoi me 30 golat e tij”, drejtori sportiv i Osijekut sheh potencial te Daku: Duhet të investohet, çmimi i tij do jetë më i lartë

Mirlind Daku bëri një sezon fantastik në radhët e Ballkanit, me të cilët arriti të tundte plot 30 herë rrjetën. Një shifër kjo që vulos edhe një rekord të ri në kampionatin e Kosovës. Statistikat e mrekullueshme të sulmuesit shqiptar kanë bërë që më Kroaci të besojnë te Daku dhe ti ofrojnë një rinovim kontrate deri në vitin 2024.

Futbollisti 23-vjeçar bëri edhe debutimin e tij me skuadrën e Osijekut, drejtori sportiv i së cilës sheh potencial te lojtari dardan. Nenad Bjelica është shprehur se Daku i ka bindur me 30 golat e shënuar, ndërsa për të ardhmen po shohin edhe mundësinë e huazimit, duke qenë se ka shumë oferta për të. Sipas Bjelicës, ish-sulmuesi i Kukësit ka çmimin e tij në treg tani, që do të rritet në të ardhmen.

“Ai na intrigoi me tridhjetë golat e tij sezonin e kaluar në kampionatin e Kosovës, por edhe me punën e tij në stërvitje. Është një sulmues shumë interesant, ende shumë i ri, i cili e ka dëshmuar veten si golashënues në vendlindjen e tij. Pavarësisht nga forca e ligës, nuk është e lehtë të shënosh. Ne me siguri kemi potencial tek ai, dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë me të tani.

Ekziston mundësia e huazimit, ka klube të interesuara, kështu që ne do të vlerësojmë se çfarë është më e mira për të. Ai është sulmuesi i dytë i kombëtares së Kosovës dhe kjo duhet respektuar. Klubi ka një vlerë të madhe në të, duhet të investohet sepse tashmë ka çmimin e tij në treg, i cili do të jetë edhe më i lartë në të ardhmen”, ka deklaruar Nenad Bjelica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online