“Mendoje mirë Leo“! Klubi francez bën humor me transfermin e Mesit te PSG-ja, i tregon tabelën e renditjes

Kalimi i Lionel Mesit në Francë është bërë thuajse fakt i kryer. Madje mijëra tifozë të PSG-së kanë dalë pranë aeroportit “Le Bourges” për ti uruar mirëseardhjen një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Nisur nga kjo, Clermont Foot 63 ka vendosur të bëjë humor me transferimin e yllit argjentinas në “Parc de Prince”.

Klubi i sapongjitur në Ligue 1 i tregon Mesit tabelën e klasifimimit, ku gjendet në krye pas javës së parë të kampionatit, ndërsa PSG renditet e 3-ta. “Mendoje mirë Leo, ka gjithmonë kohë për të ndryshuar planet”, shkruan skuadra e Clermont në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online