Lajmi doli më herët, por natyrisht pritej njoftimi nga CAS-i dhe ai ka ardhur: Milani kthehet në Europa League, pas CAS ka hedhur poshtë vendimin UEFA-s për përjashtimin e klubit kuqezi nga kupat e Europës për një vit.
UEFA gjykoi që Milani nuk ka përmbushur kriteret e Fair Play financiar dhe e përjashtoi për një vit, por në 4 korrik Milani apeloi në CAS dhe trupa që gjykoi çështjen e ka rrëzuar pjesërish vendimin e UEFA-s, duke vendosur:
– konfirmohet vendimi i UEFA-s më 19 qershor që Milani nuk ka respektuar kriteret e Fair Play-t financiar, duke dalë me bilanc negativ.
– anulohet vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Milanin nga kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.
– çështja i kthehet për shqyrtim UEFA-s, që duhet të japë një masë disiplinore më të arsyeshme.
CAS ka refuzuar kërkesën e Milanit që të urdhërohet UEFA për të arritur një marrëveshje (settlement agreement), por nga ana tjetër e konsideron të tepruar përjashtimin nga kupat e Europës.
Përveç kësaj, CAS ka marrë parasysh përmirësimin e gjendjes financiare të Milanit në javët e fundit, për shkak të ndryshimit të pronësisë.