Zyrtare: Mario Manxhukiç firmos, bardhezi “përjetë”

Rinovimi ishte në ajër prej kohësh dhe kishte mbetur vetëm zyrtarizimi. Sot ka ardhur dhe Mario Manxhukiç do të jetë i Juventusit të paktën deri në vitin 2021. Klubi bardhezi ka dalë me një deklaratë pas nënshkrimit të kontratës së re me sulmuesin kroat.

Manxhukiç iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2015, teksa bardhezinjtë i paguan Atletikos së Madridit rreth 20 milionë euro. Në katër sezone në Serie A ai ka arritur të realizojë 30 gola, duke qenë një lojtar i rëndësishëm në arritjen e objektivave të bardhezinjve.

Paga e Manxhukiç bëhet 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse në varësi të paraqitjeve individuale dhe arritjes së objektivave të klubit. Juventusi kështu blindon një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *