Zyrtare, lojtari i Tomorit transferohet në Kosovë

Futbollisti Armin Mujkiç ka nënshkruar me skuadrën e Llapit. Ish-futbollisti i Tomorit në Kategorinë e Parë ka zgjedhur ekipin nga IPKO Superliga për të vazhduar karrierën e tij. Zyrtarizimin e tij e bëri vetë klubi i Llapit, që me anë të faqes zyrtare në “Facebook”, prezantoi lojtarin.

Njoftimi i Llapit:

Zyrtare: Armin Mujkiç  nënshkruan me Llapin

Podujevë, 12 prill 2019 – Gjatë ditës së sotme me Llapin ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare e gjysmë edhe mbrojtësi i majtë, Armin Mujkiç. Armin Mujkiç ,25 vjeç, i gjatë 1.90 m dhe i lindur më 10 mars 1994 në Bosnje Hercegovinë. Është mbrojtës i majtë dhe qendërmbrojtës. Ai ka luajtur për Mladost Kakanj, NK Visoko, Nybro dhe së fundi Tomorin e Beratit. I dëshirojmë mirësardhje dhe suksese nën fanellën bardhekaltër, Arminit!

Mujkiç ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Tomorin, 16 si titullar, ku ka shënuar dhe dy gola. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Kategorinë e Parë dhe Llapi i ka besuar, duke siguruar firmën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *