Zyrtare: Leonardo kthehet te Milani!

Pas thuajse 10 vitesh, Leonardo kthehet te Milani dhe tashmë merr një post të ri, sepse do të jetë drejtor i sektorit teknik të klubit.

Braziliani ka qenë për shumë vite pjesë e Milanit si futbollist, ndërsa më pas punoi edhe si drejtor teknik i Milanit, por provoi edhe stolin, pa sukses, duke u larguar në pranverën e vitit 2010.

Largimi nga Milani u pasua me polemika dhe Leonardo shkoi edhe tek Interi në fund të vitit 2010, duke ngjallur zemërimin e tifozëve të Milanit, shumë prej të cilëve ende nuk e kanë falur.

Gjithsesi, Leonardo si drejtues e ka treguar vlerën e vet kudo dhe ka shumë eksperiencë e njohje, ndaj te Milani mund të jetë zgjedhja e duhur.

SKARONI – Presidenti ekzekutiv i Milanit Paolo Skaroni ka folur pas emërimit të Leonardos si Drejtor i Përgjithshëm i Sektorit Tekniko-Sportiv: “Kthimi i Leonardos, kampion i madh kuqezi dhe boëtror, është një hap tjetër drejt suksesit. Emërimi i Leonardos është edhe një shenjë e impenjimit të Elliott për të shtuar figura me eksperiencë dhe emër ndërkombëtar, që e dinë ç’do të thotë ta kthesh Milanin te madhështia e vet. Leonardo do merret me sektorin sportiv, si dhe me merkaton – duke nisur që nga kjo dritare e merkatos – dhe do të ketë gjithë mbështetjen e nevojshme për të përforcuar skuadrën, duke respektuar parametrat e UEFA-s për Fair-Play financiar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online