Lacio është një ndër zbulimet e sezonit të ri në Serinë A, sepse askush nuk e priste të ishte kaq pranë dhe mbi të gjitha të fitonte edhe në Torino ndaj Juventusit kampion. Heroi atë ditë ishte Thomas Strakosha, i cili priti penallti në shtesë, por portieri shqiptar e ka treguar prej kohësh klasin e vet dhe tashmë është një pikë kyçe në formacionin e trajnerit Simone Inzagi.
Për pasojë, Lacio merr masat për ta “blinduar”, duke rinovuar me portierin kuqezi, i cili ka firmosur deri në vitin 2022, me një rritje të konsiderueshme page (ende e papublikuar). Duhet kujtuar se këtë sezon Strakosha nuk ka munguar asnjë minutë në formacionin e Lacios.
Ndërkaq, edhe sulmuesi kryesor Çiro Imobile ka firmosur deri më 2022 dhe do të fitojë rreth 2.5 milionë euro, plus bonuse për golat dhe për arritjet e skuadrës.
#Immobile2022 & #Strakosha2022 ???
?? https://t.co/v5mEcDT1i2 pic.twitter.com/jp2xz5pZis
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 21, 2017