Rexhinaldo: Shpresoj të mos dëmtohem më, synoj më shumë gola se në Gjirokastër

0

Sulmuesi i Laçit, Rexhinaldo, nuk ndalet më, sepse pas golit ndaj Flamurtarit, sot mposhti Lushnjen me 2 gola dhe duket po ai i sezonit të shkuar në Gjirokastër. Tashmë afrikani shpreson të mos ndalet më, sidomos në aspektin fizik: “Jam i lumtur, tani jam kthyer dhe po gjej edhe golat. Kam munguar për 6 javë për dëmtim, por tani gjithçka po shkon në mënyrë perfekte, për mua dhe skuadrën. Rëndësi ka që po fitojmë, pastaj nëse shënoj unë, aq më mirë.

“Golat? Shënova 8 gola sezonin e shkuar në Gjirokastër, por nuk është se kam një objektiv madhor në mendje. Për mua rëndësi ka të jem mirë fizikisht, të punoj mirë një stërvitje dhe të ndihmoj skuadrën, pak rëndësi ka kush shënon. Synoj të shkoj më lart se sezonin e shkuar, nuk ka rëndësi shifra”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.