Zyrtare/ Kurtua firmos me Realin, Kovaçiç te Çelsi, shifrat!

Pas disa ditësh negociatash, ka ardhur edhe fjala “fund”, ose “akord” mes Real Madridit dhe Çelsit. Portieri belg, më i miri i Botërorit 2018 në Rusi, Kurtua, zyrtarisht mund të quhet një futbollist i Realit, duke firmosur për gjashtë vitet e ardhshme.

Një investim 39 milionë euro për fituesit e Champions League, teksa Sarri do të ketë portierin e talentuar të Atletik Bilbaos, Kepa, pasi është paguar klauzola prej 80 mln eurosh, duke vendosur rekordin e ri në historinë e transferimeve të portierëve në futboll (kalohet menjëherë Alison te Liverpuli, me 75 mln euro).

Ndërkohë, Mateo Kovaçiç, ashtu si pritej, zyrtarisht mund të quhet një futbollist i Çelsit, me formulën e huazimit 1 vjeçar me të drejtë blerje nga londinezët. Reali ka përfshirë kroatin në këtë tratativë për të liruar portierin belg, që mbahej “fort” nga anglezët. Ende nuk është folur për shifrat, por mund të jetë huazim “i thatë”. Reali e vlerëson kroatin 60-65 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online