Kastrioti ka njoftuar pak minuta më parë se portieri Klajdi Kuka nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kastriotit. Klubi krutan, përmes një postimi në profilin zyrtar në “Instagram” i ka uruar suksese portieri, duke lajmëruar se nga sot ai është një lojtar i lirë.
Kuka luajti 14 ndeshje si titullar me skuadrën e Kastriotit në pjesën e parë, por drejtuesit kanë menduar që të shohin për një tjetër alternativë për katërkëndëshin e portës, për gjysmën e mbetur të sezonit.
“Është mbyllur me konsensus bashkëpunimi me portierin Klajdi Kuka, i cili prej ditës së sotme është lojtar i lirë. KS Kastrioti e falënderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierë”.