Festë dhe skandal, Vaskez kapet me Modriç: Pse nuk më pason topin kroat m… ?!

Reali i Madridit fitoi për herë të tretë rresht Botërorin për Klube, duke mposhtur në finalen e së shtunës arabët e Al Ain me rezultatin 4-1. “Los Blancos” festuan të dihatin trofe në vitet e fundit, por pati dhe momente polemikash.

Lukas Vaskez pati një debat me Luka Modriç në fund të ndeshjes, madje arriti dhe të ofendonte fituesin e “Topit të Artë”. Mediat spanjolle flasin për një shaka mes dy lojtarëve, por pamjet tregojnë të kundërtën.

Vaskez ka qenë i acaruar për ndonjë pasim të munguar nga ana e mesfushorit, ka kapur Modriç nga jaka dhe e ka ofenduar atë me fjalët: “pse nuk ma pason topin kroat m… ?” Nervat e lojës janë të pranishme në futboll, por te Reali nuk gëzohen as kur fitojnë, me Vaskez që e ka ekzagjeruar, duke ofenduar rëndë lojtarin më të mirë në botë të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online