Tashmë ka marr formë zyrtare dhe Bledar Devolli do të zëvendësohet në pankinë nga Klodian Duro, i cili në të shkuarën ka drejtuar skuadrën e Kukësit, duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë, që ishte trofeu i parë në histori për verilindorët.
“Klubi bën të ditur akordin me trajnerin Klodian Duro. Prezantimi zyrtar do të zhvillohet nesër (e mërkurë) ora 17:00 në ambientet e klubit. KF Kamza”, njofton klubi periferik i kryeqytetit.
Kamza mbeti pa trajneri pas humbjes së pësuar me Teutën. Dy humbjet me Partizanin dhe durrsakët nuk u pritën mirë nga presidenti Naim Qarri, i cili ditën e djeshme është munduar të gjejë një zgjidhje për pankinën. Pati bisedime edhe me Gentian Mezanin, me të cilin nuk u gjet marrëveshja.
https://www.facebook.com/KamzaOfficalPage/photos/a.543695739131805/1097553983745975/?type=3&theater