Më në fund është zyrtare. Maks Alegri nuk do të vijojë të jetë trajner i Juventusit. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bardhezi në faqen e tij zyrtare.
“Masimiliano Alegri nuk do të ulet në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm. Trajneri dhe presidenti, Andrea Anjeli, do të dalin përpara mediave në konferencën për shtyp, që do të mbahet nesër me datë 18 maj, në orën 14:00 në stadiumin Alianz Arena”, shkruhet në komunikatën e kampionëve të Italisë.
Trajneri livornez fitoi 5 tituj kampionë në po kaq vite që drejtoi Juven dhe dërgoi ekipin dy herë në finalen e Champions Ligës. Dështimi për të rikthyer trofeun prestigjioz në Torino ndikoi në fundin e marrëdhënies me “Zonjën e Vjetër”. Më shumë do të mësohet nesër në konferencën e përbashkët midis tij dhe presidentit Anjeli.
TROFETË – Alegri bëri mirë në Itali, ku Juventusi ka dominuar ndër vite. Bardhezinjtë nuk kanë pasur rivalë, teksa ai ka fituar pesë tituj kampionë në po kaq sezone. Vetëm këtë sezon dështoi në Kupën e Italisë, pasi i eliminoi në Atalanta. Këtë trofe Alegri me Juventusin e fitoi katër herë. Gjithashtu ai ka fituar edhe dy herë Superkupën e Italisë. Bie në sy fakti që nuk ka marrë dot asnjë trofe ndërkombëtar.