Sterling: Sekreti i Sitit? Një vendim i Guardiolës na ndryshoi!

Mançester Siti fitoi titullin kampion në Premier League dhe ky sezon ka qenë thuajse perfekt për “Qytetarët”. Liverpuli ishte tetë pikë para në një moment, por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ia doli të ngrinte trofeun në fund. Vetë spanjolli e pranoi: “Ishte titulli më i vështirë”.

Ndërkohë së fundmi Rahem Sterling ka dhënë një deklaratë për “Mirror” dhe ka zbuluar se si Guardiola i ndryshoi ata. Sulmuesi anglez e thotë hapur sekretin dhe ato janë gjobat.  “Sekreti ynë është mentaliteti. Guardiola u përpoq ta ndryshonte atë dhe vendosi shumë gjoba. Nuk dua të zbuloj shume detaje”, thotë fillimisht Sterling.

“Kishte gjoba për të mbajtur njerëzit nën kontrollon dhe për të qenë i sigurt që të gjitha janë seriozë dhe të gatshëm. Ndëshkime nëse kishte vonesa në takime, gjëra të vogla për t’u siguruar që mentaliteti ynë ishte i duhuri. Kur ne e demonstruam se mund ta bënim diçka të tillë, ai i hoqi gjobat. Ia vlejti, pasi paraqitjet tona u përmirësuan edhe më shumë këtë sezon”, përfundon sulmuesi anësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online