Zyrtare: Islanda vendos për trajnerin e ri

Islanda tashmë ka trajnerin e ri, teksa federata e këtij vendi ka bërë edhe njoftimin zyrtare. Heimg Hallgrimson u largua pas kampionatit botëror “Rusi 2018” dhe vendin e tij tashmë e ka marrë trajneri suedez Erik Hamren.

Së fundmi ai ka drejtuar Suedinë, ndërkohë që në periudhën 2009-2010 ka qenë njëkohësisht edhe në krye të Rosenborgut. Hamren qëndroi në drejtimin e Suedisë deri në vitin 2016. Trajneri 61-vjeçar ka arritur ta kualifikojë kombëtaren e tij në “Euro 2014”.

Në të shkuarën ai ka punuar edhe me danezët e AAB, kurse në Suedi ka bërë mirë me skuadrën e AIK. Tanimë do të ketë mundësinë të drejtojë Islandën, që vitet e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online