Histori me mafiozë, kërcënime e akuzë për rrëmbim: Adeleken e penalizon “shkëlqimi”

Zyrtarisht, futbollisti Adeleke Akinjemi nuk është rikthyer në klub për të përmbushur detyrimet e tij kontraktuale (ka edhe katër vite kontratë). Deri më tani nuk kemi informacion për vendndodhjen e tij”, shkruan klubi i Ventspils në një deklaratë për mediat, ndërkohë që bën me dije se u kanë shkuar letra kërcënuese, si dhe tregojnë se dyshojnë që Adeleke të jetë marrë peng nga persona të përfshirë në krime.

Klubi letonez ka bërë me dije se ka kërkuar që lojtari të kthehet të zbatojë kontratën, por kjo nuk është pritur mirë dhe ka pasur presione të ndryshme. Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se e gjitha kjo bëhet për qëllime përfitimi. Venstpils dyshon se për shkak të performancës së mirë të lojtarit, që ka bërë që edhe çmimi i tij të rritet, personat që e kanë rrëmbyer, duan të përfitojnë në aspektin financiar nga shitja e tij.

Jemi të detyruar ta ndjekim çështjen ligjërisht në institucionet në Letoni, me qëllim që të kapen dhe të ndiqen penalisht autorët e kësaj vepre kriminale. Ne do të vëmë në dispozicion të gjitha provat që do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Ventpsils, që njofton çdo klub që të mos tentojë afrimin e lojtarit, pasi është nën kontratë dhe vetëm duke biseduar me ta mund të bëjnë tyrin Adeleken. Gjithashtu ata vënë në dijeni edhe FIFA-n e UEFA-n, institucione me të cilat do bashkëpunojnë për ta rikthyer sulmuesin në ekip.”

Nuk kanë munguar dhe reagimet nga pala e lojtarit, të cilët tregojnë se çfarë ka ndodhur. Adigun Adebajo është akuzuar si një nga personat që ka gisht në rrëmbimin e Adeleke, por përfaqësuesi i tij ligjor ka hedhur poshtë gjithçka, madje ka deklaruar se nigeriani është kërcënuar.

Komentet e Ventspils për klientin tim nuk janë të vërteta. Adeleke ka menaxherin e tij dhe emri i tij është Mr. Adebajo, i cili është i regjistruar në Federatën Britanike të Futbollit. Sa më përket mua, unë jam këshilltari ligjor i Adebajo. Deklaroj në emër të klientit tim se deklarata e klubit kundrejt lojtarit nuk është korrekte. Para tre ditësh klubi ka kërcënuar lojtarin, i cili ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re për pesë vite. Në akordin e ri, ata kanë dashur të heqin klauzolën e shitjes prej 300 mijë eurosh, që ishte caktuar në vitin 2018.

Kur lojtari refuzoi të nënshkruajë pa praninë e menaxherit, klubi e kërcënoi seriozisht. Lojtari e mori seriozisht kërcënimin dhe u ndje në rrezik për jetën e tij. Futbolli nuk është gjithçka në jetë dhe jeta e futbollistit ka më shumë rëndësi sesa futbolli. Adeleke do të rikthehet në klub, vetëm me një kusht, vetëm nëse klubi garanton sigurinë e tij. Zotërojmë dokumenta që tregojnë që kontrata e lojtarit për vitin 2018 është një farsë”, përfundon një nga përfaqësuesit ligjor të sulmuesit për “Sportazinas.com”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online