Gomes i larguar, vetëm formula dhe ekipi nuk dihen

0

Një lojtar në dalje për Barcelonën. Andre Gomes ka kërkuar largimin nga katalanasit dhe ai mund të kalojë në Premier Ligë, ose do të vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll. Portugezi preferon futbollin anglez, por vetëm West Hem dhe Arsenal janë klubet e interesuara për mesfushorin.

Ekipi i Pelegrinit kërkon 25-vjeçarin, por ata duan ta marrin në huazim, ndërsa Barcelona kërkon shitjen e tij të plotë. Koha nuk mjafton, pasi merkato në ishull mbyllet ditën e nesërme në orën 18:00, por gjithçka mund të ndodhë në momentet e fundit.

Gomes pëlqehet dhe nga Arsenali, por akoma nuk ka një ofertë konkrete në drejtim të tij. Nëse bie opsioni “Premier League”, ai mund të vazhdojë në futbollin iberik. Valencia mund të ishte zgjidhja më e mirë. Këta të fundit kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa mesfushori do të rikthehej tek një klub ku është aktivizuar edhe më parë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.