Rron Broja është afrimi i radhës te Partizani. Mesfushori qendror, i larguar nga Shkupi, po kërkohej nga disa klube, mes tyre dhe Shkëndija e Tetovës. Gjithashtu edhe Tirana e dëshironte, sikurse SportEkspres.com ka raportuar, por mesfushori ka zgjedhur Partizanin.
“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Rron Broja. Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka nënshkruar sot kontratën me kampionët e Shqipërisë. 23 vjeçari nga Kosova vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te FC Shkupi.
Njëkohësisht Broja ka luajtur me skuadra si Gent II, SK Deinze në Belgjikë dhe Trepça’89. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve Kombëtare U-21 të Shqipërisë dhe Kosovës. Mesfushori i talentuar do tëi bashkohet të kuqve menjëherë pas mbërritjes së ekipit në kryeqytet”, njofton klubi i Partizanit.