Zyrtare: Gjyqi me Skënderbeun, FIFA vendos për Bakari Nimagën

Mes Skënderbeut dhe Bakari Nimagës nuk ka pasur një ndarje të mirë. Mesfushori nënshkroi në Turqi me Hatajspor, ndërkohë që korçarët pretendonin se kishin kontratë me lojtarin. Gjithsesi pretendimet ishin të tjera nga malieni.

Ai e ka dërguar Skënderbeun në gjyq në FIFA dhe tanimë qeveria e futbollit botëror ka vendosur t’i japë “OK”-in Nimagës për të luajtur me ekipin e tij në Turqi. Vetë klubi turk e ka njoftuar diçka të tillë.

“Mosmarrëveshja mes Skënderbeut dhe Bakari Nimagas, i transferuar nga klubi shqiptar, u zgjidh nga FIFA. Licenca e lojtarit tonë u miratua nga FIFA dhe pengesat për të veshur uniformën tonë u eliminuan”, shkruan Hatajspor në faqen e vet në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online