Zyrtare/ Flamurtari prezanton ish-lojtarin e Bolonjës, slloveni vishet kuqezi

Flamurtari ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme lojtarin më të ri të skuadrës. Vlonjatët kanë prezantuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” afrimin e Marko Kriviçiçit. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. Sezonin e shkuar 27-vjeçari ishte pjesë e “Abissnet Superiore”-s me klubin e Erzenit.

Krivaçiç luan në rolin e mesfushorit të qendrës, ndërsa në të shkuarën ka pasur një përvojë të gjerë në Slloveni, ku ka qenë pjesë e Koperit, Dekanit dhe Tabor Sezanës. Gjithashtu Krivaçiç ka pasur një përvojë 1-vjeçare në sezonin 2015-2016 me klubin e Bolonjës në Itali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online