VIDEO/ Asist si me telekomandë i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep kontributin e tij në fitoren e thellë të Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka marrë sot një fitore të thellë 5-2 kundër Pardubices. Kampionët në fuqi të Republikës Çeke kanë treguar forcën e tyre, duke shënuar pesë herë në portën kundërshtare. Kontribut në këtë ndeshje ka dhënë edhe mesfushori shqiptar, Qazim Laçi.

Ky i fundit ka dhënë një asist perfekt, teksa në minutën e 57 e dërgon topin në këmbët e Birmançeviçit si të ishte i telekomanduar. Birkançeviçi e shfrytëzon më së miri pasimin e Qazim Laçit që nga mesfusha, duke shënuar golin e pestë për Spartën e Pragës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online