“Kishte parametra fizikë mbresëlënës, Lecce bëri goditje të madhe”, flet ish-trajneri i Ramadanit: Më kujton Gattuso-n

Ylber Ramadani ka firmosur me klubin e Lecce-s, duke siguruar kontratën më të rëndësishme në karrierë. Transferimi i tij është duartrokitur nga ish-trajneri i tij në periudhën kur luante për MTK Budapestin. Costantino ka dhënë një intervistë për “Calciolecce.it”, ku ka vlerësuar së tepërmi aftësitë e mesfushorit shqiptar.

“Mbaj mend që ma propozoi drejtori im sportiv, ai ishte pa kontratë. Megjithatë, ishte e lehtë të kuptoja se ai ishte një lojtar me karakteristika të rëndësishme. Në fazën e ndalimit ai është vërtetë shumë i fortë. Ajo që më ka bërë përshtypje tek ai janë parametrat fizikë gjatë testeve para fillimit të sezonit, shifra vërtet mbresëlënëse, që vërtetuan përshtypjet e mia fillestare.

Si luan ai? Në fazën e ndalimit ai është vërtetë shumë i fortë dhe është në mënyrë perfekte në mesfushën me tre lojtarë. Nëse mund ta krahasoj me një lojtar, ai më kujton shumë Gattuso-n. Në Serie A ai mund të jetë aty i qetë, si teknikisht ashtu edhe taktikisht. Leçe bëri një goditje të madhe, urime Corvino-s që e gjurmoi”, ka deklaruar Costantino./Halit Delubashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online