Vjen zyrtarizimi. Flamurtari ka afruar në ekip mbrojtësin rumun Kristian Sirghi. Ai kishte mbërritur në Shqipëri që në fundjavë dhe sot është paraqitur në zyrat e klubit për të kryer formalitet. Pasi ka nënshkruar kontratën, mbrojtësi është zyrtarizuar edhe nga ana e klubi vlonjat.
Qendërmbrojtësi sezonin e fundit ka qenë pjesë e Gaz Metan në Rumani, ndërkohë që të të shkuarën ka luajtur edhe në Izral dhe Qipro. Sa i takon kontratës, Flamurtari nuk bën të ditur kohëzgjatjen e saj.
I radhës që pritet të zyrtarizohet është Albi Alla, që do të plotësonte së bashku me Sirghi katërshen për qendrën e mbrojtjes. Momentalisht për trajnerin Ilir Daja në dispozicion janë Artim Pollozhani dhe Franc Veliu, të cilët ishin titullarë në ndeshjen me Teutën.