Zyrtare/ Ervis Kaja ndryshon ekip, por mbetet në Kosovë

0

Ervis Kaja la për herë të parë futbollin shqiptar verën e shkuar, duke firmosur për Lirinë e Prizrenit, ndërsa tani duket se është ambientuar në mënyrë perfekte në Superligën e Kosovës dhe do të vijojë karrierën aty. Jo më tek Liria, që këtë verë është shpërbërë dhe ka larguar thuajse gjithë lojtarët e sezonit të shkuar.

Mbrojtësi nga Përmeti ka firmosur për Dritën, duke u prezantuar sot nga klubi i tij i ri.

Për 31-vjeçarin është një hap përpara, sepse bëhet fjalë për klubin kampion të Kosovës, që ka ambicie të mëdha edhe këtë sezon, ndërsa ka afruar këtë verë edhe lojtarë të tjerë të njohur në Shqipëri, si Edvan Bakaj, Eri Lamçja e Arbër Shala.

Mbrojtësi konsiderohet një përforcim mjaft cilësor, por Drita ka paralajmëruar se ka surpriza të tjera deri në mbyllje të merkatos dhe pritet një sulmues cilësor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.