Video | Nuk hoqi dot unazën e dasmës, futbollisti humbet vendin e titullarit

0

Një ngjarje mjaft komike ka ndodhur në futbollin hungarez. Pak minuta para startit të ndeshjes midis Debreçenit dhe MKT Budapest, gjyqtarët e ndeshjes vunë re mbrojtësi Erik Çikosh mbante në gisht unazën e martesës. Përdorimi i stolive i palejuar sipas rregullave të FIFA-s, dhe “xhaketat e zeza” i thanë ta hiqte unazën…

Më pas filluan të qeshurat. Lojtari nuk po i hiqte dot unazën dhe Çikosh u detyrua të largohej nga formacioni titullar për shkak të një pakujdesie të tillë. Një leukoplast do kishte mjaftuar për t’ia hedhur syve të gjyqtarëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.