Zyrtare: Epokë e re për Fiorentinën, Komiso bën tifozët të ëndërrojnë

Fiorentina ka një president të ri. Roko Komiso ka arritur akordin me vëllezërit Dela Vale për blerjen e klubit. Akordi është zyrtar dhe për Fiorentinën nis një epokë e re.

Tifozët, totalisht të zhgënjyer nga familja Dela Vale, janë të entuziazmuar dhe shpresojnë që netët magjikë do të rikthehen në Firence. Familja Dela Vale ka bërë publik lajmin e shitjes me anë të një komunikate.

Fillon një aventurë e re për ekipin vjollcë dhe shpresojmë që të na dhurojë shumë kënaqësi të gjithëve, sidomos tifozëve dhe qytetit të Firences, me të cilin mbetemi shumë të lidhur. Mes ofertave që morëm, i dhamë prioritet jo aspektit ekonomik për ne, por asaj që jepte garanci më të shumta për Fiorentinën. I dërgojmë urimet më të mira presidentit të ri dhe një përqafim të ngrohtë të gjithë personave, të cilët bashkëpunuan me ne në këto 17 vite.”

Andrea dhe Diego Dela Vale

Nuk kanë munguar as fjalët e para të Roko Komisos, kreut të ri të Fiorentinës. Manjati italo-amerikan nuk e fsheh entuziazmin e tij, ndërsa nuk kursen elozhet për paraardhësit.

Jam një tifoz i futbollit italian prej kohësh dhe nuk gjej fjalë për të përshkruar se sa i nderuar ndihem nga mundësia për të kontribuar dhe shkruar historinë e një klubi legjendar si Fiorentina. Firence njihet në të gjithë botën si qytet dhe prezanton më se miri kulturën italiane. Në këto tre vite negociata e kam kuptuar rëndësinë e madhe që ka ekipi për qytetin dhe tifozët. Falënderoj familjen Dela Vale. Andrea dhe Diego meritojnë nderime të mëdha, sepse arritën ta shpëtonin Fiorentinën nga kolapsi financiar”, përfundon presidenti i ekipit viola.

Roko Komiso

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *