Zyrtare: Edgar Çani lojtar i lirë, vjen njoftimi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një hall më pak për Partizanin, që ia ka arritur qëllimit dhe tashmë Edgar Çani nuk do të jetë më pjesë e të kuqve. Sulmuesi po stërvitej me ekipin e dytë, por ndërkohë që çdo ditë që kalonte i kushtonte financiarisht klubit kryeqytetas.

“Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Edgar Çanin. Sulmuesi 29 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve. Çani ishte pjesë e skuadrës përgjatë sezonit 2017 – 2018. Klubi i uron njëkohësisht Edgar Çanit suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Çani vjet u morë si goditja e madhe për sulmin, por shënoi vetëm një gol. Në fakt ai u aktivizua pak, për shkak se në fillim pati një dëmtim. Më pas pati edhe probleme me trajnerin Klevis Dalipi. Tashmë sulmuesi do të kërkojë të vijojë karrierën jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *