Sa shumë oferta, por Markizio s’e ka me ngut: Sporting dhe Zenit në “pole”

Klaudio Markizio është një lojtar i lirë mbas mbylljes së aventurës me Juventusin. Mesfushori italian është gati për një aventurë të re, por ai nuk dëshiron të nxitojë. Monako ishte një ndër klubet që shihej si destinacioni i italianit, por kjo hipotezë ka rënë poshtë. Drejtori sportiv i klubit francez, Majkëll Emenalo, mohoi mundësinë e kalimit të Markizios në Principatë.

Siç citon “Corriere Torino”, Sportingu i Lisbonës kryeson listën e klubeve që po punojnë për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit. Nëse Ranieri zyrtarizohet në stolin e klubit portugez, Markizio do të bashkohej me të, por ka dhe alternative të tjera. Rusët e Zenit kërkojnë afrimin e tij në ekip, por jo vetëm.

Sevilja dhe Betis interesohen për shërbimet e tij, por Markizio pëlqehet dhe në futbollin amerikan. Montreal dhe Nju Jork Siti po monitorojnë situatën, ndërsa ish-juventini ka oferta dhe nga Arabia Saudite, Australia dhe Japonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online