Zyrtare/ “Autoshkolla” e Lacios ngjitet në Serinë A, për herë të parë pas 23 vitesh dhe feston lojtari i Shqipërisë

Në Serinë B janë njohur dy ekipet që janë ngjitur në elitën e futbollit italian. Empoli festoi kthimin në Serinë A përpara disa javësh, ndërsa sot ishte festa për Salernitanën. E njohur edhe si “autoshkolla” e Lacios pasi pjesë më e madhe e aksioneve zotërohet nga i njëjti presidenti, Claudio Lotito.

Për këtë arsye lojtarët që nuk linin gjurmë te Lacio kalonin shpeshherë te Salernitana. Gjithashtu edhe Igli Tare dilte shpeshherë nga detyra e tij e drejtorit sportiv të Lacios duke bindur disa futbollistë që të pranonin ofertën e kësaj skuadre të Serisë B.

Në ditën e sotme u zhvilluan edhe ndeshjet e fundit të kampionatit. Salernitana ndodhej dy pikë përpara Monzas, por nuk gaboi në ndeshjen kundër Peskarës duke fituar në shifrat 0-3. Festa ka nisur pas 23 vitesh mungese të Serisë A, ndërsa si pjesë e këtij ekipi është edhe Frederik Veseli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online