Rasti i veçantë/ Iu ngjit edhe ekipi i dytë në Serinë A, Klaudio Lotito duhet të shesë skuadrën brenda 30 ditëve

Një rast i veçantë është për presidentin Klaudio Lotito në Itali. Presidenti i Lacios ka festuar në ditën e sotme për ngjitjen e ekipit të dytë në Serinë A. Bëhet fjalë për Salernitanën që u pozicionua në vendin e dytë në Serinë B, duke siguruar biletën direkte për ngjitjen në elitë.

Megjithatë për Lotiton nuk do të ketë shumë kohë për festë. Tashmë presidenti i dy klubeve në Itali është i detyruar që të heq dorë nga një prej tyre brenda afatit kohor të 30 ditëve. Rregullat në Itali janë të qarta dhe e ndalojnë çdo person që të zotërojë dy klube në një kampionat. Për këtë arsye Lotito duhet të marrë vendimin e tij, ndërsa me aksionet e rritura do të përfitonte shumë edhe nga shitja e Salernitanës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online