Zyrtare: Argjent Mustafa mbetet në elitë, firmos me ekipin kuqezi

0

Vetëm pak orë përpara debutimit në sezonin e ri, skuadrat e Kategorisë Superiore vazhdojnë përforcimet. Tashmë ishte radha e Flamurtarit, që zyrtarizoi afrimin e mesfushorit Argjent Mustafa. 26-vjeçari i lindur në Mitrovicë i’u bashkua ekipit kuqezi, ku firmosi kontratën e re.

Lojtari do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili do të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe faktin nëse Mustafa do të jetë gati për lojë, menjëherë prej ndeshjes së kësaj të diele, në trasfertën ndaj Teutës.

Mesfushori bëhet blerja e tetë e vlonjatëve në merkaton e verës, pa llogaritur mesfushorin me tipare sulmuese, Elton Kale. Çështja e brazilianit me Kukësin vijon të mbetet në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Flamurtari është skuadra e gjashtë e kampionatit shqiptar për Mustafën, që pas dy sezoneve te Besa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Partizanit, Laçit, Tiranës dhe Kamzës, me skuadrën nga periferia e kryeqytetit që siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.