Pesë emrat që duhet të vëzhgohen në Superiore

0

Superiorja ka patur afrime interesante këtë vit. “Sport Ekspres” liston e 5 emrave të rinj që duhet të shihen në sezonin e ri. Futbollistë me moshë relativisht të re dhe që kanë kohën për të shpërthyer, ka dhe të tjerë, padyshim, por subjektivisht zgjodhëm këta emra.

RUBIN HEBAJ, sulmuesi i ri i Partizanit u afrua gjatë merkatos së verës. 20-vjeçari erdhi nga skuadra e Domzhales në Slloveni dhe do të ketë barrën e sulmit të “demave” në shpatulla. I formuar në Shkodër, ai u shfaq për herë të parë te Vllaznia. Paraqitjet e mira bënë që futbollisti të kalonte në Slloveni. Nga e premtja do ta shohim me fanellën e “demave”. Një emër interesant.

NIKO ZISI është “blerja” më e fundit e Superiores. Futbollisti kaloi nga ekipi i Bylisit te Kamza. Mesfushori me tipare të avancuara bëri mië në Kategorinë e Parë, por tashmë është momenti për të shpërthyer. Nuk ka dyshime, ai ka cilësi, por duhet parë se si do t’i shkojë në një Kategori dhe një nivel më të fortë.

SEKU KAMARA bëri mirë me Flamurtarin sezonin e shkuar, por nuk ishte lider. Afrikani zhvilloi paraqitje të mira dhe bindi në minutat që iu dhanë në dispozicion. Ky pritet të jetë viti i konfirmimit të tij. Te Teuta po luan në formacion.

BLERIM KRASNIQI ka momentin për të treguar veten. I riu u mor nga Skënderbeu si një element për të ardhmen dhe duke parë situatat se si kanë shkuar te korçarët, ai ka vitin e tij për t’u konfirmuar në Superiore.

ALEKSANDER ABDEL RAHIM ka fituar pseudonimin “Mo Salah” te Kastrioti. Emri i ri për kampionatin dhe futbollin shqiptar. Ai vjen nga kategoritë e ulëta në Greqi, ndërsa ka shfaqur cilësi të mira në takimet miqësore që ka luajtur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.