Futboll pa kufij: La Liga do luajë ndeshje në Amerikë!

0

LA Liga, kampionati spanjoll i futbollit, do të luajë ndeshje në Amerikë ndoshta që këtë sezon, si pjesë e një plani për të rritur të ardhurat nga audienca ndërkombëtare.

Me këtë lëvizje La Liga synon të konkurrojë ligat e tjera të mëdha, duke nisur nga Premier Liga, që ndiqet shumë në Amerikë.

La Liga ka krijuar një bashkëpunim me Relevent, kompani amerikane e mbështetur nga Stefën Ros, pronari miliarder i Miami Dolphins në NFL. Partneriteti i krijuar ka për qëllim rritjen e të ardhurave nga sponsorët dhe e drejta e transmetimit. Bëhet fjalë për të njëjtën kompani që ka themeluar International Champions Cup, kompeticion miqësor që prej disa vitesh mbledh disa prej klubeve më të mëdhenj në botë, të cilat luajnë nga Amerika deri në Kinë.

Kontrata 15-vjeçare e bashkëpunimit parashikon zhvillimin e një numri në rritje ndeshjesh në Amerikë, me një ndeshje që mund të zhvillohet që këtë sezon.

Në sezonin e shkuar klubet spanjolle përfituan 2.86 miliardë euro dhe La Liga synon të përfitojë edhe nga tregu amerikan, aty ku dominon Premier Liga, që e ka shitur të drejtën e transmetimit te NBC, që ka paguar 1 miliard dollarë për 6 vjet.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.